Për plagosjen e rëndë që ndodhin në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë ka reaguar dhe drejtori i Policisë së Tiranës. Në një prononcim për mediat ai ka bërë të ditur se efektivi i policisë Erjon Goxhara e ka qëlluar 45-vjeçarin me armën e shërbimit, por Vocaj thekson se ai ka qenë jashtë orarit të punës.
Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se ka komunikuar drejtpërdrejt me efektivin dhe tha se ai ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Teksa theksoi se vazhdon kapja e tij.
Tonin Vocaj, drejtor i Policisë së Tiranës: Jemi duke zhvilluar hetime për këtë. Mund të themi paraprakisht që autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, gjë që nuk tregon se ka një dashje për ta vrarë. Por megjithatë do të jenë ekzaminimet mjeko-ligjore që do të përcaktojnë shkallën e përgjegjësisë dhe të fajësisë të këtij autori, tashmë ish-punonjës policie. Jemi duke hetuar dhe nuk i kemi ende të dhëna precize për momentin. Autori ka qenë jashtë orarit të punës.
Kam komunikuar drejtpërdrejt me efektivin dhe është në një gjendje të rënduar psikologjike. Jemi duke punuar akoma kemi forcat në terren në mënyrë që të mos kryhet ndonjë veprim tjetër ndaj vetës. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë që ta kapin autorin. Në qoftë se do të dorëzohet do të jetë shumë herë më mirë dhe ne i bëjmë thirrje nëpërmjet medias që të dorëzohet, pasi siç duket nga komunikimi që kemi me mjekët dhe deri tani, gjendja e tij nuk paraqet ndonjë problem serioz për jetën, pra që të mos japin definicionet që është jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al