Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet sot rreth orës 14:40. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit” në afërsi të një marketi, ku ka mbetur i plagosur 45-vjeçari Lorec Kosta.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Tv Klan Merin Maçi, Lorenc Kosta ka qenë duke lëvizur në këmbë në momentin kur është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë nga punonjësi i policisë tashmë i identifikuar, Erjon Goxhara.
Punonjësi i policia ka qenë jashtë shërbimin në momentin kur ka qëlluar dy herë 45-vjeçarin, i cili është transportuar drejt Spitalit të Traumës dhe ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga informacionet paraprake të policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si një prapavijë e një konflikti për motive të dobëta. Ndërkaq krahas Policisë së Shteti ngjarja po hetohet edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Tv Klan