Egnatia dominon me tre futbollistë në formacionin e javës së 21 të Kategorisë Superiore të përzgjedhur nga trajnerët e ekipeve kombëtare. Ndjekin Vllaznia, Partizani, Dinamo e Bylis me nga 2 lojtarë.

Paraqitja e portierit të ballshiotëve Klevis Hasanbelli në takimin ndaj Laçit i kanë siguruar atij një vend në 11-shen më të mirë.

Në të majtë të prapavijës rreshtohet Edison Ndreca i Egnatias, në qendër shoku i ekipit Arbenit Xhemajli, Marcelino Preka i Partizanit dhe Jorgo Meksi i Dinamos.

Mesfusha përbëhet nga lotjari i Vllaznisë Esat Mala, Gjelbrim Taipi i Partizanit dhe Serxho Ujka i Egnatias.

Në qendër të ofensivës është sulmuesi kuqeblu Bekim Balaj që kundër Skëndereut realizoi tripletë, ndërsa nga krahët, Erik Berko i Bylisit në të majtë dhe Baton Zabërgja i Dinamos në të djathttë.

I pari realizoi dopietë ndaj Laçit, kurse sulmuesi i bluve shënoi një herë ndaj Elbasanit.

Trajneri i javës u shpall tekniku i ekipit rrogozhinas Edlir Tetova.

Klan News