Vllaznia do të ndeshet me Bylisin në takimin e javës së 24 në stadiumin “Loro Boriçi”. Për kuqeblutë fitorja është detyrim, ndërsa janë vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese.

Skuadra po kalon një moment të mirë, ndërsa në katër takime ka tri fitore e një humbje.

Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç në koferencën për shtyp përpara nisjes së sfidës tha se skuadra duhet të ketë pasion dhe uri për të fituar.

 “Jemi të përqendruar te sfida! Mendjen e kemi pasur te përgatitjet. Java ka qenë shumë e shkurtër! E për këtë arsye duhet të punojmë që të mbajmë ritmin e një atmosferë të mirë dhe shpirtin e garës për të fituar ndeshjen. Ccdo takim është një sfidë e re në rrethana të ndryshme! Gjeja më me rëndësi është që ne të tregojnë pasion, e të kemi uri për të fituar takimet. Të japim më të mirën në fushë, nuk ka rëndësi se ndaj kujt ekipi. Rrethanat dhe kushtet do të jenë të ndryshme ndaj Bylisit nga e kaluara. Është mundësi mjaft e mirë që të marrim pikë!”, tha Brdariç.

Ekipi ballshiot vjen në këtë sfidë pas dy humbjeve radhazi në kampionat. Aktualisht skuadra mban vendin e 6 me 24 pikë në renditje, ndësa shkodranët janë të dytët me 40 pikë të grumbulluara pas 23 takimeve.

Në sfidën tjetër të se dielës, Egnatia do të luajë në transfertë kundër Elbasanit. Verdheblutë nuk fitojnë prej tri takimeve radhazi dhe janë të 5-ët në renditje me 29 pikë.

Egantia kryeson me 4 fitore radhazi në kuotën e 42 pikëve.

Klan News