Fitorja ndaj Dinamos, një rival direkt për kreun e renditjes dhe titullin kampion, ka përfshirë 3 lojtarë dhe trajnerin e Egnatias në formacionin e javës.
Në reshtimin 4-3-3 të votuar nga trajnerët e ekipeve kombëtare bëjnë pjesë portieri Dajsinani, mesfushori Lushkja dhe sulmuesi Ujka.
Ata ishin të rëndësishëm për suksesin që e mban skuadrën nga Rrogozhina në vendin e parë.
Pjesë e ekipit ideal është edhe trajneri Edlir Tetova.
Skuadra e tij po tregon se do të mbrojë fort titullin kampion të fituar sezonin e kaluar.
Në formacionin e javës së 28 mungojnë lojtarë të Partizanit dhe Dinamos pas humbjeve të pësuara.
Tv Klan