Shkaqet e vdekjes së legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona mbeten ende një mister. Pavarësisht se ka ndodhur më 25 Nëntor 2020, familjarët besojnë se kjo ngjarje do ishte shmangur. 

Ish-kampioni i cili ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare nga arresti kardiak, por sipas hetuesve të Prokurorisë së Përgjithshme, ata që duhej ta trajtonin e bënë këtë në mënyrë të mangët dhe indiferente.

Gjyqi për vdekjen e Maradonës do të mbahet në gjykatën e San Isidro, në periferi e Buenos Aires. Shtatë persona gjenden në bankën e të akuzuarve, përfshirë mjekë, specialistë dhe infermierë, të akuzuar për vrasje me dashje.

Çështja sillet rreth pretendimeve se neglizhenca e punonjësve shëndetësore kontribuoi në vdekjen e Maradonës, i cili pësoi një atak në zemër në shtëpinë e tij në Tigre, një lagje në veri të kryeqytetit argjentinas, ku ai ishte duke u rikuperuar nga operacioni në tru.

Hetuesit arritën në përfundimin se vdekja e “Pibe de oro” mund të ishte shmangur, nëse nuk do të ishte për neglizhencën e mjekëve të tij.

Shtatë nga tetë personat e akuzuar në këtë rast, përfshirë neurokirurgun, psikiatër dhe infermieret e Maradonës, tani po gjykohen për vrasje me dashje. Të pandehurit mohojnë çdo shkelje, por përballen me 25 vite burg.

Gjatë gjykimit, prokuroria do të paraqesë më shumë se 120,000 mesazhe dhe regjistrime audio të bisedave private midis njerëzve të përfshirë në kujdesin e Maradonës.

Avokatët mbrojtës së futbollistit kërkuan një studim mjeko-ligjor për të mbështetur pretendimin se vdekja e Maradonës u përshpejtua nga mungesa e ndihmës mjekësore. Gjyqi pritet të zgjasë deri në muajin Korrik, me të paktën tre seanca të planifikuara çdo javë.

Klan News