Tvklan.al ka mundur të mësojë emrat e grabitësve të Kamzës, ku i mbeti i vrarë pronari i marketit dhe u plagos bashkëshortja e tij. Autorët e dyshuar janë Vladimir Kurti 28 vjeç dhe Rushdi Hoda 25 vjeç. Kurti është 28 vjeç me origjinë nga Gurrë e Vogël e Matit dhe me banim në Qendër Kamëz.
Kurti dyshohet se është vrasësi direkt që ka qëlluar mbi Agim Bucin dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita Buci mbrëmjen e 25 Prillit në lagjen “OSBE” të Kamzës. Vladimir Kurti dhe Rushdi Hoda aktualisht po mbahen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
28-vjeçari Vladimir Kurti nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Ai ka qenë i arrestuar dhe në të kaluarën në fund të vitit 2010 për grabitjen e një taksisti.
Arrestimi i Vladimir Kurtit në Dhjetor 2010 për grabitje – Ngjarja e plotë
Në vitin 2010, Vladimir Kurti së bashku me 2 persona të tjerë, rrëmbyen një taksist natën e ndërrimit të viteve për ta grabitur. Dy prej tyre morën taksinë në qendër të Tiranës dhe i kërkuan ti çonte deri në Fushë- Krujë.
Pagesa e ofruar nga dy të rinjtë nuk bënte të dyshonte, ndërsa ata vetë nuk kishin kundërshtuar pagesën e kërkuar nga taksisti. Në pak momente bisede adoleshentet vendosen të niseshin në drejtim të destinacionit të kërkuar. Një prej tyre u ul në ndenjësen e parë të pasagjerit, ndërsa tjetri u ul në ndenjësen e pasme të veturës me targa TR 411 C më ngjyrë të verdhë.
Pas një bisede të shkurtër me shoferin në afërsi të Institutit të Lartë Bujqësor në Kodër Kamëz dy pasagjerët e taksisë i kërkuan drejtuesit të mjetit që të ndalonte, pasi donin të merrnin dy shokë të tyre. Menjëherë ata nxorën nga një thikë duke kërcënuar taksistin të zbriste nga mjeti dhe të hipte në vendin e parë.
Ndërkaq aty mësohet se në autoveturën e taksistit u afruan edhe dy persona të tjerë të cilët iu bashkuan dy grabitësve. Vladimir Kurti 20 vjeç po nga Kamza dhe një person tjetër u futen në veturën taksi të markës Ford Mondeo me targa TR 411 C. Shoferi i veturës u fut nga dy grabitësit në mesin e ndenjëses së pasme ndërsa të gjithë më pas ata u nisën në drejtim të aksit Kamëz- Fushë- Krujë.
Pasi kane kaluar Urën e Tapizës një nga grabitësit që drejtonte automjetin e ktheu atë në një rrugë dytësore të shtruar. Për të humbur sa më shumë gjurmët ata kanë nisur të ecin me shpejtësi, por mjeti aty ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga. Nga përplasja e automjetit personat që ndodheshin në vendin e parë pësuan plage të rënda.
Dy grabitësit qe ndodheshin në pjesën e pasme të veturës mundën të dilnin dhe të arratiseshin përpara mbërritjes së policisë. Ndërkaq dy grabitësit që ndodheshin në vendin e parë mundën të dilnin nga automjeti, por nuk mundën të largoheshin për shkak të plagëve të rënda që kishin marrë në trup duke mbetur në rrugë. Në këtë kohë taksisti mundi të lajmëronte policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes.
Autorët e dyshuar: Hysen Daci 19 vjeç banues në Kamëz, Gjon Gjoka 18 vjeç banues në Kamëz dhe Vladimir Kurti 20 vjeç.
/tvklan.al
Gazetar: Spartak Koka