Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 26 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headline 26 Tetor 2024
Rama, takim masiv me shqiptarët e Amerikës: Dua votën tuaj që ta bëj Shqipërine anëtare të BE
Kryesocialisti Edi Rama rinisi nga Nju Jorku turin e tij “Krenar për Shqipërinë”. Gjatë takimit me shqiptarët e Amerikës ai kërkoi votën e tyre pranverën e ardhshme për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së brenda 2030, ndërsa theksoi se fale reformës ne drejtësi sot nuk ka me te paprekshëm.
SPAK dërgon për ekspertim audio-regjistrimin e “21 Janarit”. Do të verifikohet vertetësia dhe do të identifikohen zërat
SPAK ka dërguar për ekspertim një audio-regjistrim që pretendohet se u përket komunikimeve të drejtuesve të Gardës gjatë protestës së 21 janarit. Synimi është që të verifikohet vërtetësia e audios dhe të identifikohen zërat.
Ekspertët: Rishikoni tabelat e shpejtësisë nëpër rrugë, kufizojnë lëvizjen e mjeteve në mënyre të padrejtë
Ekspertët thonë se tabelat e shpejtësisë në rrugët e vendit duhet të ndryshojnë pasi në shumë akse kufizojnë padrejtësisht lëvizjen. Sipas tyre, ndonëse me ligj shpejtësia maksimale është 130 kilometra në orë, kjo nuk është reflektuar në terren.
Izraeli sulmon Iranin me raketa. Nuk preken fushat e naftës dhe objektet bërthamore
Natën e kaluar Izraeli kreu një valë sulmesh ajrore ndaj Iranit, por pa prekur fushat e naftës apo sitet bërthamore. Tel Avivi tha se shënjester ishin vetëm bazat ushtarake dhe fabrikat e dronëve. Teherani tha se përgjigjja do të jetë proporcionale.
Kina tentoi të përgjojë telefonin e Trump. Në shenjestër edhe kandidati republikan për zv.president
Autoritetet amerikane janë vënë në alarm pas zbulimit të një sulmi kibernetik të lidhur me Kinën që synonte të futej në komunikimet telefonike të ish-Presidentit Donald Tramp dhe kandidatit për zëvendëspresidnet. Trump akuzon demokratët.
Ndryshon ora, nesër akrepat do të shkojnë 60 minuta prapa
Rikthehet nesër ora diellore duke bërë që akrepat të zhvendosen 60 minuta pas. Ndryshimi do të ndodhë në orën 3 të natës për t’u ripozicionuar në orën 2. Do të flemë më shumë në mëngjes, por mbrëmjet do të vijnë më herët.
/tvklan.al