“Të infektuarit për herë të dytë e kalojnë më lehtë”
Në Shqipëri janë afro 15 mijë raste me Covid, të infektuar me Delta dhe Omicron, por ky i fundit përbën mbi 95 % të rasteve. Mes të infektuarve aktivë ka edhe persona që kanë kaluar më parë Covid, ku mbizotërues ka qenë varianti Delta. Specialistët e ISHP thonë se ndryshe nga të prekurit me Delta, ata që preken me Omicron nuk mund të infektohen me variantin paraardhës.
“Teorikisht dhe në përgjithësi është që me delta mund të infektohesh me Omicron, pasi e konsiderojnë një variant më të zbutur dhe më infektues. Në momentin që ne e kemi kaluar një Delta, imuniteti është shumë i lartë dhe presim që të infektohesh me Omicron, por ta kalosh shumë më lehtë”.
Nga rastet aktivë me Covid në Shqipëri, një numër shumë i ulët ka nevojë për shtrim spitalor. Aktualisht ne spitalin Covid rezultojnë të shtruar vetëm 0,8 % e rasteve pozitiv aktivë me Covid.
Tv Klan