31 prej objekteve të sekuestruara nga ana e Policisë së Shtetit dhe ekspertë të Insitutit të Monumente të Kulturës në banesën e Gjergji Thimios dhe Arben Spahiut rezultojnë të jenë të vjedhura. Nga ekspertiza ka rezultuar se këto objekte nuk duhet të ishin në dorë të subjekteve private.
Nga 476 objektet e sekuestruara nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore, janë të pajisura me pasaportë objekti 21 prej tyre dhe 26 të tjera janë në proces regjistrimi.