Ekstradohet nga Gjermania drejt vendit tonë, ish-efektivi i RENEA-s Adrian Pikli. 29-vjecari erdhi në Tiranë, nga Gjermania pasi ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme.
Ndaj tij GJKKO miratoi në mungesën masën shtrënguese pasi emri i tij rezulton n ë mesin e 50 urdhër-arresteve t ë operacionit “Revanshi”.
Drejtësia shqiptare e akuzon Piklin, të përfshirë në trafikun e armëve t ë zjarrit dhe pjesëmarrje n ë grup kriminal.
Për 50 urdhër-arrestet e operacionit “Revanshi”, përveç arrestimeve në Shqipëri, pati edhe arrestime jashtë vendit. Adrian Pikli është i shtati që ndalohet nga radhët e personave që janë në kërkim.
Në Itali janë arrestuar Arian Tuku dhe Ilia Ndoka, në Dubai Durim Bami, në Spanjë Denis Meta dhe në Shqipëri Xhelal Rraja e Astrit Avdyli.
Nga 50 urdhër-arreste, deri më tani janë ekzekutuar vetëm gjysma e tyre. 25 persona, përfshirë personazhe të njohur të botës së krimit, ende ndodhen në kërkim, në pritje për tu arrestuar nga policia dhe Prokuroria e Posaçme.
Klan News