Investimet e huaja zënë një vend të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomik të Elbasanit. Këto biznese janë të shtrira në të gjitha degët, sidomos në industrinë e rëndë dhe metalurgji ku vend të pare zënë investitorët turq.

Sipas sekretarit të Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Edmond Popa, fale politikave të qeverisë për tërheqjen e investimeve të huaja këta të fundit kanë gjetur në Elbasan një klimë mjaft të favorshme.

Edmond Popa: “Elbasani zë një peshë të ndjeshme në investimet e huaja në Shqipëri. Kemi disa investitor të huaj që investimet e tyre i kanë shtrirë në rajonin e Elbasanit. Vlen për tu përmendur investimet turke, libaneze, gjermane, italiane, austro-ruse e etj”.

Vetë biznesmenët turq ndjehen mire me aktivitetin që ushtrojnë në këtë qytet. Oktai Apak administron një punishte të prodhimit të ëmbëlsirave. Ai është i kënaqur me aktivitetin dhe fitimet e kërkon të zgjerojë rrjetin e punishteve.

Oktay Apak: “Kemi goxha, 5 vjet këtu edhe Elbasani më ka pëlqy shumë goxha, em klientët jemi mirë. kemi edhe një pikë tjetër që kemi hapur në Elbasan. Kjo është pika e parë”.

Veç industrisë së rëndë biznesi turk është shtrirë edhe në sipërmarrje të vogla në këtë zonë./tvklan.al