Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Në Elbasan 264 familje të pastreha, për shkak të firmave piramidale, kanë regjistruar emrin për të përfituar nga kredia greke në ndihmë të tyre, por deri tani vetëm 22 kryefamiljarë të kësaj kategorie, kanë mundur të fillojnë procedurat, për të marrë kredi nëpërmjet bankës së kursimeve.

Sipas specialistëve të Entit Kombëtar të Banesave për Elbasanin dhe zyrës së marrëdhënieve me publikun në bashkinë e qytetit është këshilli mbikëqyrës në Tiranës, që ka reduktuar listën e përcjellë nga bashkia, duke lënë pa zgjidhje 240 familje të tjera të pastreha.

Ndërkohë, këta banorë në hall, presin lëvrimin e kredisë greke, por që duket që kjo e fundit nuk do të bëhet e mundur për shkak të pengesave të institucioneve shqiptare. Gjithsej, në qytetin e Elbasanit kanë marrë kredi 11 familje, në Gramsh 4 familje, ndërsa në Librazhd vetëm dy prej tyre./tvklan.al