Është mbajtur në Elbasan Festivali i Teatrove “Skampa 2004”. Është viti i 6-të i realizimit të këtij festivali dhe në edicionin e fundit marrin pjesë 13 trupa teatrore nga vende të ndryshme të botës.
Në çeljen e festivalit ka marrë pjesë dhe ministri i Kulturës Blendi Klosi. Duke përgëzuar festivalin, ministri është shprehur se nëpërmjet evenimenteve të tilla kulturore shfaqen vlera dhe traditat në vendin tonë dhe rajonit.
Festivali është hapur me pjesën “Balada e Romeos dhe Zhuljetës”. Kjo pjesë është një variant i ri i historisë së dashurisë së parealizueshme. Shfaqja është vënë në skenë nga bashkëpunimi i trupës së teatrit të Elbasanit me një trupë italiane dhe në qendër është historia e dashurisë së një emigranti shqiptar në Itali. /tvklan.al