Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Bashkia e Elbasanit dërgon ndihma në Turqi, ndërkohë që shumë qytetar kërkojnë hapjen e një llogarie bankare për këtë qëllim. Pasojat e tmerrshme të tërmetit të Izmirit, elbasanasit duket se i kanë përjetuar me dhimbje dhe ankth. Shumë biznesmenë të vegjel dhe të mesëm, të cilët pjesën më të madhe të aktivitetit të tyre e kryejn në Turqi janë shprehur mjaft të gatshëm për ndihmë.
Pushteti Lokal në vendin tonë nuk disponon fonde të veçanta për raste të tilla fatkeqësie. Megjithatë bashkia e qytetit të Elbasanit ju bashkua inisiativës së simotrave të saj Tiranës dhe Durrësit. Ajo ka vënë në dispozicion të Gjysmës së Hënës së Kuqe turke dy maune për transportimin e materialeve dhe pajisjeve të nevojshme.
Kjo është më tepër një ndihmë morale për popullin turk, pasi ai e ka ndihmuar shumë materialisht qytetin e Elbasanit këto vitet e fundit. Kështu ndërrmarja e prodhimit të çeliqeve është marrë nën administrimin e firmës turke Kurum po jep shumë ndihma për policinë e prefekturës si dhe disa investime për biznesin e vogël. Ndihma për Turqinë ka shërbyer më tepër si shenjë mirnjohje dhe solidariteti për popullin turk të dëmtuar nga tërmeti më i fuqishëm i shekullit./tvklan.al