Një vajzë katër vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat 4 ditë pas tërmetit në Turqi, në të cilin humbën jetën më shumë se 100 persona.

Vajza e vogël e quajtur Ayda Gezgin, u shpëtua dje pas 91 orësh nën rrënoja në qytetin bregdetar të Izmirit dhe u dërgua menjëherë në spital.

Ekipet e shpëtimit dëgjuan britmat e saj dhe arritën ta nxjerrin pas disa orësh me brohoritje dhe duartrokitje të shumta.

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, tërmeti i së premtes me magnitudë 7.0 në Detin Egje ishte më vdekjeprurësi që ka goditur Turqinë në gati një dekadë.
Ekipet e urgjencës po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të tjerë në qytetin e tretë më të madh të Turqisë./tvklan.al