Elbasani ka zyrtarizuar një afrim në repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë për Sigitas Olberkis, i cili vjen nga kampionati lituanez, aty ku ishte pjesë e Siauliai.
27-vjeçari është edhe pjesë e kombëtares së Lituanisë, ndërsa pritet të formojë dyshen e mbrojtjes tek Elbasani me Bruno Lulajn.
Olberkis është afrimi i parë për verdheblutë, ndërsa priten edhe zyrtarizime të tjera në ditët e ardhshme.
/tvklan.al