Klea Huta dhe Elgit Doda kanë qenë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan. Të intervistuar nga Ardit Gjebrea ata kanë zbuluar më shumë për madhëdhënien dhe dashurinë e tyre.
Klea Huta ka treguar se i ka bërë Elgitit një listë me këngëtare që ai nuk mund të bashkëpunojë kurrë. I vënë në siklet, Elgiti pranon se ka refuzuar shumë këngëtare për bashkëpunim për shkak të Kleas.
Ardit Gjebrea: Klea a ka patur një moment në jetën tënde që ti ke thënë, ç’desha unë me këtë njeri?
Klea Huta: Çdo orë, sekondë, minutë… Jo kurrë.
Ardit Gjebrea: Çfarë ju mungon juve sot. Duket sikur i keni të gjitha të mirat e kësaj bote.
Elgit Doda: Më mungojnë vitet e gjimnazit.
Klea Huta: Mua nja 2 milion euro në bankë.
Elgit Doda: Po një nuk të bëjnë punë, dy ë?
Klea Huta: Dy se një nuk më dalin llogaritë.
Ardit Gjebrea: A ka ndonjë këngëtare që ia ke ndaluar dhe që i ke thënë me këtë jo, nuk do bashkëpunosh?
Klea Huta: Jo Giti e di vet, e ka listën gati se me kë nuk duhet të bashkëpunojë, unë nuk them asnjë fjalë më tepër.
Elgit Doda: Po ma ka vënë aty sa hyn tek dera.
Ardit Gjebrea: Po ato e dinë?
Klea Huta: Jo, jo e bukura është që kur ta marrin refuzimin do e kuptojnë se kush janë.
Elgit Doda: Po dhe ato e dinë se kush janë. Kanë ardhur tek dera kanë parë listën dhe janë kthyer.
Ardit Gjebrea: Vërtet e kam e di ndonjëra që është e padëshiruar?
Elgit Doda: Pse na vë në siklet, po e dinë. Unë nuk kam bërë asgjë thjesht nuk i ka qejf Klea.
Ardit Gjebrea: Cili është motive?
Klea Huta: Ç’është e vërteta janë ca njerëz që nuk duhet të jenë aty sepse nuk kanë arsye për të qenë. Pra nuk kanë arsye për të qenë në tregun muzikor dhe nuk duhet të jetë Giti im, ai që duhet t’i lancojë për në treg.
Ardit Gjebrea: Pra ti e ke thjesht për nga profesionalizmi. /tvklan.al