Ish-presidetni Bamir Topi, i pyetur nga drejtuesja e emisionit, Marina Vjollca për ndeshjen e Italisë nuk i ka kursyer kritikat dhe është shprehur pesimist për të ardhmen e përfaqësueses italiane.

Topi: Sot pashë dy elementë që më vërtetuan dyshimin që Italia nuk do të vazhdonte më tej, El Sharawy  dhe Fagioli. Nuk kanë luajtur tek ekipet e tyre. Këto janë elementë diagnostik. Një përfaqësuese pa strukture. Një guxim i madh i Spalletti-t që mori këtë përfaqësuese. Unë nuk e kam marrë prej kohësh në këtë gjendje.

Problemi i Italisë nuk është tek përfaqësuesit, por tek venitja e shkollës së së futbollit të Italisë me ekipe fantastike si Milan, Inter, Juventus. Kjo është një ditë zezë për futbollin italian. Perspektiva e afërt është e zymtë. Ka ndeshje relativisht të mira po ndeshja ndaj Zvicrës është ndeshje për turp. Jam person sportiv. Nuk kam afeksion të veçantë pasi ishte Shqipëria dhe venitet ndjenja për përfaqësueset e tjera. Në ndeshjen me Italinë, ai ekip që të del përpara të vëniet dhe sheh kombëtaren tënde. Por mendoj se për një periudhë të gjatë  Italia nuk do të ringrihet.

/tvklan.al