Ish-futbollisti i Kombëtare, Erjon Bogdani tha gjatë emisionit “Kampionët” se Italia ka shumë për të reflektuar për të ardhmen e përfaqësueses
Bogdani: Në ndeshjet me Spanjën dhe Kroacinë pashë një Itali pa ngjyra dhe mendova se kjo skuadër do të tregonte karakter sot ndaj Zvicrës. Po ishte një Itali e dobët në çdo aspekt. Italianët sikur u liruan kur vajti rezultati 2-0 dhe donin të iknin në shtëpi. Gazetarët i thanë Spaletit pas ndeshjes që pse nuk jep dorëheqjen. Nuk e kemi parë më, kjo Itali është shumë dobët. Spaleti tha që kam vetëm 12 ndeshje. Kjo ndeshje duhet të shërbejë për reflektim. Me atë që kanë dhënë në përfaqësuese është shumë pak krahasuar me atë që lojtarët kanë treguar në ekipet e tyre.
/tvklan.al