Në Ditën e Grave, Anisa performoi sonte në ‘X-Factor Albania’ në Tv Klan një nga këngët më të bukura dedikuar atyre. “I’m Every Woman” të Whitney Houston.
‘I’m Every Woman’ u regjistrua fillimisht në 1978 nga Chaka Khan; Houston e regjistroi atë në vitin 1992 si pjesë e kolonës zanore për filmin ‘The Bodyguard’. Kënga është një himn për forcën, fuqizimin dhe vetëbesimin e grave dhe vajzave. Teksti i saj mishëron besimin se grate janë krijuar për të frymëzuar dhe ngritur të tjerët.
“Përshëndes çdo grua dhe vajzë që jetojnë në çdo cep të botës! Mesazhi im për gjithë gocat dhe grate është se nëse keni një ëndërr a ambicie për diçka kurrë mos e lini anash dhe guxoni ta merrni përsipër!”, u shpreh Anisa duke ia dedikuar performancën e mbrëmjes së sotme grave.
/tvklan.al