Në radhët e jurisë Young Zerka dallon për qetësinë dhe mënyrën e shtruar të komunikimit edhe kur u drejton kritika artistëve të rinj të “X Factor Albania”. Salvatore është “zari” i fundit i Zerkës në këtë talent show, prandaj dhe si mentori i tij ai tregohet gjithnjë si “engjëll mbrojtës”.

Por, performanca e kësaj nate e Salvatores ngjalli jo pak kritika në anëtarët e jurisë. Kritika që sollën dhe një  “lloj” përplasjeje mes Zerkës dhe Malajt.

Ishte pikërisht ndërhyrja e Krastës i cili tha “ju të dy mund të sqaroheni jashtë”, një ndërhyrje që zhvendosi vëmendjen nga Salvatore tek Zerka. Vallë ky i fundit a mund të bëhet ndonjëherë me nerva dhe pjesë e një konflikti të vërtetë?! Kësaj pyetjeje të moderatores Alketa Vejsiu, Zerka i përgjigjet prerë.

Alketa Vejsiu: E imagjinoni dot Zerkën duke bërë sherr tek porta e Klanit aty jashtë?! Nuk kam asnjë lloj imagjinate për këtë, nuk e di se përse më dukesh njeriu më paqësor ti mua, Zerka.

Soni Malaj: Do të çuditeshe!

Young Zerka: Edhe unë kam nervat e mia patjetër, por që të nervozosh mua duhen ca male kodra./tvklan.al