Një pajisje që lëshon stimuj elektrikë në shtyllën kurrizore rikthen lëvizjen e gjymtyrëve tek 43 persona tetraplegjikë. Rezultatet e analizave klinike janë publikuar edhe në revistën shkencore Nature Medicine.
Studimi ka përfshirë 60 pacientë, të cilët kishin dëmtime në shtyllën kurrizore dhe si pasojë kishin paralizë parciale ose totale të gjymtyrëve, por edhe humbje të sensibilitetit. Edhe më parë ishte vërtetuar që stimujt elektrikë në kolonën vertebrale në ato zona ku janë neuronet përgjegjëse, mund të rikthejë funskionet, por me procedura që konsistonin në implantimin e elektrodave.
Kësaj here, hapi përpara është bërë në këtë drejtim, pasi elektrodat janë aplikuar në lekurë, pa nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale. Pajisja e quajtur Arcex është testuar për herë të parë mbi 60 pacientët, dhe në 43 prej tyre përmirësimet kanë qenë të dukshme, duke rikthyer sensibilitetin dhe lëvizje të vogla të gjymtyrëve.
Pra efikasiteti përllogaritet në 72%, dhe po punohet për ta kthyer në një terapi që të vihet në funksion, pasi përmirësimet në jetën e pacientëve mund të jenë thelbësore.
Klan News