Aventura e Sokol Cikalleshit në Iran te skuadra e Tractor ka zgjatur shumë pak. Sulmuesi u larguar pak ditë më parë dhe do të vazhdojë karrierën në Turqi.
Këtë të Mërkurë, 34-vjeçari u prezantua te skuadra e Adanaspor AS, në Ligën e Parë turke.
“Adanaspori ka arritur marrëveshje parimore me Sokol Cikalleshin, i cili ka luajtur për një kohë në Konyaspor dhe së fundmi në Tractor FC të Ligës së Parë të Iranit. Sokol Cikalleshi do të vijë të premten në Stamboll dhe do të nënshkruajë kontratën zyrtare pasi të kalojë kontrollin shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Adanaspor.
Cikalleshi luajti vetëm gjashtë ndeshje në Iran, aty ku u transferua në merkaton e verës. /tvklan.al