Endri Çekiçi do të luajë për Adanasporin në ligën e dytë turke. Mesfushori shqiptar do të jetë kështu në një ekip me Sokol Cikalleshin, i cili u afrua me këtë skuadër disa ditë më parë.

Këtë të martë u bë prezantimi i tyre. Çekiçi ishte pa skuadër në pjesën e parë të këtij sezoni.

Synimi i Adanasporit është qëndrimi në kategori. Si Endri Çekiçi dhe Sokol Cikalleshi kanë luajtur në të kaluarën me disa ekipe në Turqi.

Tv Klan