Pasi u bë 16-vjeçari më i shtrenjtë në histori, Endrick vazhdon t’i kushtojë akoma dhe më shumë Real Madrid. Sulmuesi që kaloi në kryeqytetin spanjoll nga Palmeiras për 40 milionë euro pritet të depozitojë të ardhura të konsiderueshme në arkat e klubit brazilian.

Në varësi të performancës së tij në fushë, skuadra do të përfitojë 20 milionë euro në formë bonusi, shifër që natyrisht do rritej nëse Endrick shënon ose asiston. Për çdo pesë gola që realizon, Real Madrid duhet të paguajë 1.5 milionë euro derisa tarifa të arrijë në 60 milionë euro.

Thirrja e tij e parë në ekipin kombëtar të Brazilit ishte 1.5 milionë euro të tjera, ndërsa përfshirja në garën për çmimin e “Topit të Artë” nuk është një nga pikat e kontratës mes palëve. Endrick ka një ecuri të mirë me Real Madrid, pasi deri më tani ka shënuar dy gola në vetëm 26 minuta. Ritëm i kënaqshëm që gezon edhe Palmeiras, pasi fitimet nga 16-vjeçari parashikohet të kapin shifrën e të paktën 72 milionë eurove.

Klan News