Mediat spanjolle kanë publikuar disa informacione në lidhje me ndeshjen mes Real Madrid dhe Milna që do të luhet më 1 gusht.

Detajet e publikuara nga “Diaro AS” për planin stërvitor të madrilenëve zbulojë se Ancelotti pritet të luajë me një treshe sulmuese.

Për ndeshjen ndaj Milanit  pretendohet se sulmi mardrilen do të përbëhet nga Brahim Díaz dhe Arda Güler, si dhe i sapoardhuri këtë verë, braziliani Endrick

Me lojtarë si Kylian Mbappé dhe Vinícius Jr. që do të jenë ndër të fundit që do të kthehen për stërvitje parasezonale në Real Madrid, kampionët spanjollë janë gati t’u japin të rinjve një shans për të bërë tregua veten.

Përderisa Brahim Diaz luan prej vitesh tek Real Madrid, sytë e tifozëve do të jetën tek 19-vjeçari Arsd Guler dhe tek blerja më e re e Rea, Endrick

Dy lojtarët, ende vetëm 19 dhe 18 vjeç respektivisht, kërkojnë të ushtrojnë presion mbi vendimmarrësit që janë në Madrid, për të pasur më shumë hapësira në repartin e sulmit të mbushur me yje.

Takimi miqësor i shumëpritur i Los Merengues me AC Milan do të zhvillohet, më 1 gusht, në “Soldier Field” në Çikago.

/tvklan.al