Pas shumë vitesh pritje, Endrick është tashmë edhe pjesë e skuadrës së Real Madrid. Braziliani i prenotuar te Palmeiras prej dhjetorit të vitit 2022 ka zyrtarizuar kalimin në Spanjë, ku ka nënshkruar një kontratë 6-vjeçare. Marrëveshje e jashtëzakonshme për adoleshentin 18-vjeçar.
Kontratë që do të strukturohet në dy faza, pasi FIFA pengon lojtarët minorenë për të firmosur më shumë se 3-vite, akord i arritur mes palëve para se Endrick të festonte ditëlindjen e tetëmbëdhjetë. Faza e parë zgjat deri në vitin 2027, pas së cilës ka një zgjatje tashmë të rënë dakord që do ta shohë atë të qëndrojë deri në vitin 2030.
Paga e tij pritet të jetë rreth 2 milionë Euro bruto në vit, duke arritur në 6 milionë Euro midis viteve 2027 dhe 2030. Një aspekt tjetër vendimtar i kontratës së Endrick është marrëveshja për të drejtat e imazhit. Si futbollisti ashtu edhe Real Madridi kanë rënë dakord për një ndarje 50-50 të këtyre të drejtave.
Kjo marrëveshje është e gatshme të jetë fitimprurëse për të dyja palët, pasi Endrick është tashmë një ambasador për disa kompani të mëdha. Në eksperiencën me Real Madrid, braziliani do të mbaj fanellën me numrin 16-të, teksa bëhet afrimi i dytë i bujshme pas Kylian Mbappe.
Klan News