03 SHKURT 2020
U premtoi punë në Gjermani, zhduket 34-vjeçari që mashtroi shqiptarët
Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus, ka trajtuar këtë të hënë një rast mashtrimi, që në pamje të parë të duket i zakonshëm dhe në vlera të vogla monetare të humbura.
Por në të vërtetë nisur nga numri i lartë i personave të mashtruar, është një rast shqetësues që ka ndodhur në mes të Tiranës. Historia nis në fund të vitit 2017, kur një 34-vjeçar me shtetësi gjermane mbërrin në Tiranë.
Brenda pak ditësh, ai ngre një strukturë të mirëfilltë dhe del në treg me ofertën entuziaste për këdo që e lexonte apo e dëgjonte: “Kontrata të sigurta punësimi në Gjermani”.
Labinot Citaku i lindur në Mitrovicë dhe me shtetësi gjermane, erdhi i vetëm në Rinas në Shtatorin e vitit 2017.
Zyrtari i policisë: Këshillat si të mos mashtroheni për punë në vendet e BE
Të shumta janë rastet kur qytetarët shqiptarë mashtrohen nga oferta joshëse për t’u punësuar në vendet e Bashkimit Europian. Një rast të tillë trajtoi dhe emisioni “Uniko” në Klan Plus, që zbuloi skemën e mashtrimit nga Labinot Çitaku.
Ky i fundit u kishte marrë 350 Euro çdo personi me premtimin për t’i dërguar për punësim në Gjermani. Por asnjëri prej tyre nuk shkoi. Nga kjo skemë rezultojnë të mashtruar 107 persona, dhe dëmi në total i shkaktuar është rreth 40 mijë Euro.
Provat e reja nga zhdukja e Tauland Mazes në vitin 2015
Dy javë më parë, emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus trajtoi historinë e 33-vjeçarit Tauland Maze, i njohur edhe me identitetin tjetër Entoni Janushi, i cili rezulton i zhdukur prej 5 vitesh. Ai ishte parë për herë të fundit pranë Koopshtit Zoologjik në Tiranë më 19 Janar 2015, kur dhe bëri denoncim babai i tij.
Nga burime konfidenciale, emisioni “Uniko” ka mundur të zbulojë vendndodhjet e tjera të Enton Janushit, ditën kur u raportua si i humbur. Po atë ditë, 3 orë më vonë pasi kishte takuar prindërit në një lokal, ai u largua drejt bregdetit.
/ Klan Plus