Enea Mihaj feston me asist grumbullimin në kombëtaren shqiptare për takimet e Ligës së Kombeve. Mbrojtësi dhuroi spektakël në humbjen 2-1 që Famaliçao regjistroi në fushën e Vitoria Guimaraes.
Për fatin e mirë të 26-vjeçarit, pasimi me thembër, kapi në limitet e pozicionit jashtë loje shokun e skuadrës që e kishte fare të thjeshtë për të gjetur rrugën e rrjetës.
Një asist perfekt nga ana e mbrojtësit që do të jetë në dispozicion të teknikut Sylvinho për sfidat me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Asist që gjithsesi nuk mjaftoi për Famaliçao, që pësoi gol në limitet e sfidës për të shënuar dhe humbjen e parë në 4 javë të kampionatit portugez.
Megjithatë, për Mihaj ishte një performancë mbi mesataren, duke u konfirmuar një digë në repartin e mbrojtjes. Kjo formë mund ta ndihmojë për të luftuar për një fanellë titullari në dy takimet e kombëtares shqiptare edhe pse konkurenca për një vend është e madhe.
Klan News