I ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan ishte epidemiologu Rexhep Muja. Ai është në vijën e parë të gjurmimit të rasteve me virus në vend.
Muja në studio diskutoi për protokollin e testimeve në terren dhe gjithashtu edhe për një rast në Pezë të vogël, të cilin e konsideroi pak të veçantë, pasi personi kishte vetëm diarre dhe asnjë shenjte tjetër të virusit.
Mirela Milori: Keni një rast në një fshat të Tiranës?
Rexhep Muja: Në Prezë të vogël!
Mirela Milori: Ju duket rast i vështirë?
Rexhep Muja: Është rast i vështirë dhe pak i veçantë sepse ne shikojmë më tepër kliniken e sëmundjes dhe kjo është pak i veçantë se ka vetëm diarre, nuk ka as temperaturë, pothuaj është gati asimptomatik. Pacienti është shtruar mbrëmë dhe pas testit ka rezultuar pozitv.
Mirela Milori: Është një rast asimptomatik pozitiv?
Rexhep Muja: Asimptomatik tip, është interesant. Falë mjekes së familjes atje në Prezë, që është edhe drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore, kemi komunikuar dhe vendosëm që të hospitalizohet dhe ashtu u bë.
Menjëherë pas përfundimit të intervistës, doktori shkoi përsëri në terren ku konfirmoi se rasti i dyshuar i Prezës për të cilin foli në studio doli pozitiv. /tvklan.al