Këtë vit panelet dhe mullinjtë kanë prodhuar sa centralet bërthamore

Në 6-mujorin e parë të 2020 prodhimi i energjisë nga burime të rinovueshme ka shënuar rekord të ri. Energjia diellore dhe ajo e erës kanë shënuar 10% të prodhimit të elektricitetit në botë.

Dy mund të jenë faktorët që kanë ndikuar më tepër, shtimi i impianteve të energjisë së pastër, dhe kërkesa më e ulët për energji elektrike nga industritë që u shkaktua si pasojë e pandemisë Covid-19.

Sipas raportit të EMBER, mbi prodhimin botëror të energjisë ka një rritje me 14% të asaj të pastër në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në krye të listës është Bashkimi Evropian që prodhon 33% të energjisë së rinovueshme në botë, ndjekur nga Turqia, SHBA, Kina, Japonia dhe Brazili.

Në bazë të statistikave rezulton se energjia nga dielli dhe era këtë vit kanë prodhuar të njwjtën sasi që prodhohet nga centralet bërthamore.

Ndryshimi është i madh, thonë ekspertët, dhe që nga siglimi i marrëveshjes së Parisit 5 vjet më parë, prodhimi i energjisë së pastër është dyfishuar në botë.

Gjithashtu e rëndësishme është se rritja e prodhimit të energjisë diellore dhe asaj të erës është shoqëruar me reduktim të asaj që mbërrin nga karboni, pra qymyri, që është ndër burimet kryesore të ndotjes mjedisore globale.

Megjithaatë në raport theksohet se ende duhet shumë punë për reduktimin e ndotjes si pasojë e industrive, dhe në këtë pikë vendet e mëdha, duhet të punojnë shumë më tepër në këtë drejtim.

Klan Plus