Ëndrra e madhe për skenën e “X Factor Albania” në Tv Klan bëri që Era të humbasë 15 kilogramë në një kohë rekord. Pas perfomancës së saj, drejtuesja e spektaklit, Alketa Vejsiu tregoi se si kishte arritur që konkurrentja të humbasë kilogramët me një vullnet dhe forcë të jashtëzakonshme.
Alketa Vejsiu: Kjo vajza përveçse ka një forcë të jashtëzakonshme dhe tha “unë do të shkoj në X Factor dhe do të fitoj”, bëri dhe një gjë tjetër dhe nuk të duhet një djalë që të të motivojë dhe të thotë “shiko ti do të ndihesh më e bukur nëse ul kilogramët”, të duhet një pasion më i madh në jetë dhe fakti që ti e gjete rrugën tënde, plotësove dhe përmbushe një ëndërr kaq të madhe të bëri që të humbasësh 15 kilogramë në një kohë rekord duke bërë sport. Ka humbur 15 kilogramë. Bravo, kjo është vendosmëria!
Arilena Ara: Nuk i duhet një çun, por i duhet Miss Vera që na frymëzon të gjithëve dhe ka një fuqi natyre të jashtëzakonshme që na frymëzon për të qenë më të mirë dhe unë e vlerësoj pafund tek Era sepse kërkon disiplinë të jashtëzakonshme dhe nuk e kam fare për çështjen e pamjes së jashtme, pavarësisht se ti sot je dukur si një artiste me “A” shumë të madhe. Unë kam qenë jashtë mase e lumtur që je kthyer sërish sepse i përket këtij edicioni. Bravo Era!
/tvklan.al