Përgjatë netëve të kaluara live të “X Factor Albania” është lavdëruar jo pak herë për vokalin, performancën dhe mënyrën se si i sjell këngët në skenën e këtij talent show.

Këtë të premte ajo u ngjit në skenë me këngën “I love rock and roll”, por mesa duket kjo nuk ishte nata e saj më e mirë. Edhe pse kësaj here vendosi të “eksperimentonte” me rrymën muzikore, nuk arriti që të kënaqte antarët e jurisë, të cilët nuk kursyen kritikat. Të gjithë një mendje me njëri-tjetrin se materiali nuk ishte i mjaftueshëm për Erën.

Arilena Ara: Është nga ato këngë që padiskutim të jep një energji shumë të mirë dhe më vjen mirë që Era ka dëshirë të lëvizë pak nga baladat. E mbrojti mirë materialin, ajo çfarë më mungoi është qëndrimi jot dhe fakti që nuk e shijove siç duhet. Po të isha unë do të merrja çdo cep të skenës dhe do e ngrija sallën në këmbë. Është i pamjaftueshëm për ty si material, gjë që mua më pengon të shoh Erën që dua të shoh.

Por, komenti i Soni Malajt jo vetëm që mërziti pak konkurrenten, por nga ana tjetër e bëri që të reflektonte për materialet në netët e ardhshme të “X Factor Albania”.

Soni Malaj: Tani nuk është më momenti për të diskutuar a mbrohen vokalisht materialet. Padiskutim jeni të gjithë vokalistë shumë interesantë, tani ne presim që materialet të mbrohen, kur janë balada me shumë emocion dhe kur janë këngë ritmike me pak më shumë energji sepse çdo natë ne të shikojmë dhe ti je sikur ke një shqetësim. Sa fillojmë ne shikojmë fytyrën tënde që as nuk është me grindë si në këtë rast, as të buzëqeshi, nuk e di më duket sikur ti je e shqetësuar. Dhe në fund të mos bëje refrenin ashtu. Prisja pak më shumë energji.

Era: Më tepër është gjendje emocionale, është më shumë e rëndësishme nga sa mund të mendohet ndonjëherë, kështu që vjen një moment që ndoshta jep shumë energji dhe ezaurohesh. Mendoj që më duhet diçka edhe më e fortë.

Soni Malaj: Po ti realizo këtë një herë...

Era: Tani që e mendoj ndoshta më duhet diçka më “unë”, më e fortë./tvklan.al