“Është shumë emocionale. Për aq emocione sa transmeton mendoj se ia dola”, tha mes lotësh Era pasi përfundoi performancën e saj. Në skenën e madhe të “X Factor Albania”, në Tv Klan, këtë të premte ajo u ngjit me këngën “Stay With Me Baby” nga Sam Brown. Një këngë e cila i këndon romancës, një këngë e cila bëri Erën që të jepte më të mirën në skenë.

Më këtë këngë duket se ajo zotëroi skenën dhe komplimentet nga anëtarët e jurisë nuk munguan. Ishin pikërisht këto “lavde” që e bënë artisten të “shpërthente” në lot.

Adi Krasta: Mendoj se ia dole. Kishte elemente që tregojnë se ti nuk je këngëtare e rastësishme. Procesi që po ndodh me ty Era nga vjet në sivjet nuk janë periudha të shkëputura, janë pjesë të një eksperimenti të madh, social dhe njerëzor. Përveç kordave zanore e çdo gjë tjetër, trajtimi i këngës ishte si një këngëtare që thotë ‘unë jam këtu dhe ju duhet të më dëgjoni mua, por pa arrogancë’, me këmbë në tokë. Me një lloj lutjeje, por për të qenë bindëse.

Alketa Vejsiu-Erës: Pse po qan ti? Po respektoj lotët unë tani. Nga emocioni po qan apo ke diçka kur këndon këngë kështu sentimentale.

Era: Këngë kaq emocionale duhet të kenë diçka që ti ta përjetosh.

Adi Krasta: Unë mendoj se kjo ngjarje ka ndodhur sot. Shumë bukur ishte./tvklan.al