Era, konkurrentja e “X Factor Albania” ka treguar se ka përjetuar një lidhje toksike, të cilën e ka krahasuar me “ndrydhje në zinxhirë”. Teksa ka rrëfyer se si ka shpëtuar nga kjo marrëdhënie, Era ka dhënë dhe një mesazh për të gjitha vajzat.
Alketa Vejsiu: The aty në film që “kam dalë nga një lidhje toksike”. Çfarë është një lidhje toksike për ty?
Era: Një lidhje që të mban të ndrydhur në zinxhirë.
Alketa Vejsiu: Si je shëruar ti se ka shumë njerëz që janë peng i këtyre lidhjeve që i shkatërrojë pak nga pak se mbase ndihmon shumë vajza të tjera të reja?
Era: Mendoj që thjesht të mos i japin shansin fare, të mos e lënë fare mundësinë. Të mos e provojnë si unë që të kalojnë ndoshta një eksperiencë të tillë, por nga eksperienca ime do të thoja që në fillim ta kuptojnë, mos ta provojnë, mos t’i futen dhe do të jenë mirë, aq.
/tvklan.al