Era e fortë ka shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik në Tiranë. Për shkak të motit të keq, fideri në rrugën “Bill Klinton” në zonën e Selitës është këputur, duke lënë pa energji elektrike zonën e prekur.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thotë se fideri është dëmtuar për shkak të erës së fortë. Në vendngjarje kanë shkuar grupet e punës së OSHEE, të cilat do të riparojnë dëmet.

Në terren ndodhen brigadat e avarive, thotë OSHEE, të cilat janë në gatishmëri për çdo defekt që mund të ndodhë si pasojë e motit të keq. /tvklan.al