Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëron për “katastrofë”, nëse Izraeli sulmon Libanin. Duke folur para parlamentit, Erdogan i bëri thirrje vendeve me shumicë myslimane të mos lejojnë që Izraeli ta kthejë Libanin në një Gazë të madhe.
“Dimë që Izraeli e ka shkrumbuar Gazës me rrënjë dhe tani po sheh nga Libani. Plani i Netanjahut për të përhapur luftë nëpër rajon me mbështetjen e Perëndimit do të çojë në katastrofë”.
Erdogan e quajti Libanin, një vend “vëlla” duke shprehur solidaritet të plotë, por pa specifikuar se çfarë reagimi kërkon ai konkretisht. Që prej nisjes së luftës në Rripin e Gazës pas 7 Tetorit, militantët e Hezbollahut në Liban kanë kryer vazhdimisht sulme në veri të Izraelit, në mbështetje të militantëve aleatë të Hamasit. Të dy grupet financohen dhe stërviten nga Irani.
Dyshimet se një luftë izraelite në Liban është pranë i ushqeu javën e kaluar, ministri i Jashtëm Izrael Kac, i cili iu përgjigj kërcënimeve të Hezbollahut për të sulmuar portin e madh të Haifës, duke thënë se nëse kjo ndodh, Hezbollahu do të shkatërrohet dhe Libani do të goditet rëndë.
Tv Klan