Erla Mëhilli: “Aktin terrorist të Dritan Dajtit dhe rënien në krye të detyrës së katër inspektorëve të policisë Edi Rama me moralin e tij më të ulët, pa prishur pushimet e tij u përpoq çdo ditë ta shfrytëzojë për qëllime politike. Njeriun që ushqen shpirtin me humbjen e jetës së të tjerëve, që nuk ka as edhe një kod moral e qe nuk lë asnjë rast të vetëm pa dhunuar kodin më të lashtë dhe më të paprekshëm të shqiptarëve, kodin e vdekjes. Ky bastard i nomenklaturës hoxhiste i lejoi vetes të shpallë të rënët në krye të detyrës si viktima të korrupsionit dhe jo të rënë nga akti terrorist i Dritan Dajtit dhe që nga dita e premte e gjer më sot çdo ditë nxjerr në konferenca shtypi duke shpifur dhe trilluar monstruozitete qe mund të krijojë vetëm mendja e tij. Partia Demokratike nuk ka dashur të reagojë ndaj serialit makabër mediatik në respekt të të rënëve, por nuk mund të heshtë më gjatë ndaj deklaratave të këtij humbësi pamoral që iu dhunon dhe përdhos shqiptarëve ditën e zisë në vend që të kryejë detyrimet më elementare që zija kombëtare i imponon për çdo njeri të qytetëruar. Edi Rama me qëndrimet e tij nuk bën asgjë tjetër përveçse përpiqet të lehtësojë veprën kriminale dhe aktin terrorist të Dritan Dajtit. Ne i themi këtij humbësi të pashpresë se qëndrimi ynë ka qenë dhe do të mbetet zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe ne këtë platformë ia kemi rezervuar dhe Aldo Bareve, Nehat Kullave, Indrit Dokleve, Lul Berishave, Dritan Dajteve dhe cilido kryebandit tjetër pavarësisht nga lidhjet që ti ke me të. Partia Demokratike të deklaron ty se me gërshërët dhe forcën e ligjit do të shembë perandorinë e krimit të secilit prej atyre që ti ke mbështetur me lejet e tua të ndërtimit.”/tvklan.al