Erla Mëhilli: “Dje Edi Rama për interesa plotësisht personale dhe në dëm të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë vendosi bojkotin e parlamentit. Partia Demokratike duke dënuar edhe një herë këtë akt informon qytetarët shqiptarë se Edi Rama nuk është i preokupuar për socialistët e thjeshtë që i kanë mandatuar deputetët e tyre për të mbrojtur interesat e elektoratit socialist në parlament kjo për arsye sepse ai menaxhon grupin parlamentar më të pasur në Evropë. Nga 60 e ca deputetë 21 prej tyre janë miliarderë, të cilët deri tani janë shqetësuar vetëm për interesat e tyre. Nga kjo kuptohet qartë se interesi i qytetarëve është interesi i fundit që ka në mendje Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar milioner. Kështu Partia Demokratike duke denoncuar këtë politikë të bojkotit të zotit Rama i garanton votuesve socialistë se nuk janë interesat e tyre ato që shqetësojnë Edi Ramën, por interesat miliardare të grupit të tij të njëjtat interesa me të cilat ai udhëheq dhe drejton jo vetëm grupin parlamentar, por dhe Partinë Socialiste”./tvklan.al