Erla Mëhilli: “Zoti Edi Rama vetë dhe me zëdhënësit e tij në vend që të pranojnë humbjen, kalon nga trillimi në trillim, nga kërcënimi në kërcënim. Partia Demokratike i kërkon zotit Rama të heqë dorë nga presionet dhe kërcënimet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor, të pranojnë humbjen dhe verdiktin e qytetarëve shqiptarë. Nga ana tjetër i rikujtojmë zotit Rama se në rajonin e Ballkanit ka patur veç një politikan, i cili mbas çdo disfate deklaronte se ndihej më i fortë se kurrë dhe ky ishte Sllobodan Millosheviçi. Çdo imitim i tij është një donkishotizëm. Koha është e shqiptarëve dhe atyre qe votuan për projektin e Shqipërisë evropiane, më të madhin projekt ne historinë e këtij vendi, por dhe atyre që për arsye të ndryshme nuk votuan kartën e zotit Rama. Nga zgjedhjet nuk ka të humbur, ndërsa çdo përpjekje për të shkelmuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë është thjesht një përpjekje maskarenjsh”./tvklan.al