Shifrat spektakolare në fushën e lojës reflektohen edhe në kontratë. Erling Haaland shkruan një tjetër faqe në historinë e klubit të Manchester City, këtë herë me marrëveshjen e tij me gjigantin anglez.

Një rinovim i kontratës për 9.5 vitet e ardhshme, me norvegjezin që do bëhet padyshim futbollisti më jetëgjatë në radhët e skuadrës së Premier League.

Erling Haaland ka firmosur të paktën deri në vitin 2034 për ta zgjatur marrëveshjen që kishte deri më tani me 7 vite. Detajet financiare nuk bëhen të ditura, gjithsesi besohet se fitimet e Haaland gjatë kësaj periudhe të kapin vlerën e pagës 1 miliard Euro, në shifër nuk përfshihen bonuset për performancën në fushë dhe fitimet e titujve.

Kjo kontratë e re do ta mbajë Haaland te Manchester City deri në moshën 34-vjeçare dhe ka hequr të gjitha klauzolat e largimit, që ishin përfshirë në marrëveshjen e mëparshme.

Kontrata aktuale e Haaland e bën atë lojtarin e dytë më të paguar te Manchester City, me një pagë prej 375.000 Paund në javë, ndërsa Kevin De Bruyne kryeson me 400.000 Paund në javë.

Me përfundimin e kontratës së belgut në Qershor të këtij viti, Haaland mund të bëhet lojtari më i paguar te Manchester City dhe potencialisht më i paguari në Premier League.

Klan News