Ministrja e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë Ermelinda Meksi, ka mbledhur sot prefektët e zonave kufitare për të parë ecurinë e projekteve dhe investimeve të huaja në këto zona. Për fat të mirë tha Meksi kemi dy shtete fqinjë, Greqinë dhe Italinë, anëtare të Bashkimit Europian. Ne kemi nevoja të tjera nga ato që na jepen u shpreh ajo. Të mos bëjnë sikur na ndihmojnë deklaroi ministrja, por të na konsiderojnë partnerë në këtë ndihmë.

Sipas Meksit ndonëse në disa rrethe të vendit kanë nisur disa projekte, ende nuk dihet fati i tyre. Prefektët tha ajo nuk sjellin asnjë informacion se çfarë po ndodh me to në mënyrë që qeveria shqiptare të ndërhyrjë siç ka bërë në raste të tjera në përfundimin sa më të shpejtë të këtyre projekteve.

Prefektët kanë nënvizuar se më emergjente nga nevoja e investimeve të huaja është për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimin rural dhe urban e të tjerë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego