Ermonela Jaho ka ndriçuar sërish. Sopranoja shqiptare me famë ndërkomëbtare ishte pjesë e një eventi special në nder të mjeshtrit Toni Papanno ku nuk mungoi as Mbreti Charles.
Në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale, Ermonela shfaqet në krah të monarkut të Britanisë që u ngjit në skenë për të përgëzuar trupën.
“Një mbrëmje shumë e veçantë në Teatrin Mbretëror të Operas për të përcjellë nderimet e mia bashkë me kolegët dhe madhërinë e Tij, Mbretin Charles, për mjeshtrin tonë të dashur, Toni Papanno. Të gjithë e ndiejnë kur janë të dashur”.
Në një video të shkëputur nga momenti kur trupa dhe Charles III janë përulur para publikur, Ermonela shkruan:
“Ishte një kënaqësi e vërtetë të takoja Mbretin Charles në galanë e mbrëmshme. Ai është një mbështetës i madh i artit dhe shumë i këndshëm për të biseduar”.
The Guardian bën me dije se ngjarja artistike është organizuar në nder të Toni Pappano-s i cili ka dhënë dorëheqjen pas 22 vitesh si dirigjent. Ai ka realizuar mbi 700 shfaqje dhe konsiderohet si “gjëja më e mirë që i ka ndodhur institucionit”.
/tvklan.al