Data 17 Korrik përkon me ditëlindjen e Mbretëreshës Camilla e cila mbush plot 77 vjeç. Në këtë ditë të veçantë dy monarkët vendosin të çelin fillimin zyrtar të seancave plenare me qeverinë e re, siç e do tradita britanike.

Forcat e armatosura mbushen rrugët e Londrës teksa shoqëronin karrocën mbretërore në Parlament. Kurora e shtetit perandorak, shpata e madhe dhe kapaku i mirëmbajtjes ishin në karrocën mbretërore të Mbretit Charles III.

Seanca  e parë plenare me qeverinë e re të Keir Starmer i cili fitoi zgjedhjet dhe tashmë është kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, mori një hije mbretërore.

Menjëherë pas mbërritjes rreth orës 11:15 të mëngjesit (me orë lokale), Mbreti Charles ishte i veshur me uniformën e tij të fustanit Admiral të Flotës Mbretërore Detare Numër 1 me kapak dhe shpatë, ai së bashku me Mbretëreshën u fut në Pallatin e Westminsterit përmes hyrjes së Sovranit, ku u prit nga Lord Great Chamberlain.

Atje, ai u vesh me mantelin e parlamentit të shtetit dhe kurorën e shtetit perandorak, kurse mbretëresha Camilla kishte veshur diademën e shtetit George IV.

Mbreti Charles III mbajti fjalën e tij në Parlament, kjo ishte hera e dytë që ai mbante të veshur kurorën e shtetit Perandorak.

Ai drejtori për herë të parë ceremoninë shtetërore të mbretërimit të rij në Nëntor të vitit 2023, gjashtë muaj pas kurorëzimit të tij më 6 Maj të vitit 2023.

/tvklan.al