Trajneri Roberto Mancini, duket se është futur në telashe të mëdha. Gazetari i njohur i medias rozë në Itali, Fabrizio Corona, nëpërmjet portalit të tij, shkruan se tekniku italian është prej pesë vitesh në lidhje me gazetaren Hoara Borselli, ndonëse është i martuar në viti 2018.
Corona shkruan se Mancini dhe Borselli janë në një lidhje të fshehtë prej pesë vitesh, ndërsa gruaja e tij Silvia Fortini, nuk di ende asgjë.
“Mund t’iu them ekskluzivisht se Roberto Mancini dhe Hoara Baselli janë në lidhje prej pesë vitesh. Si ia bën që i lejon vetes rroba markash të njohura me një kontratë normale gazetareje? Ndoshta tani e kemi kuptuar përse ai shkoi në Arabi për të fituar 30-40 milionë euro në vit.
Mancini humbi 29 milionë euro nga divorci me gruan e parë, ndërsa tani ka një grua bukuroshe, e cila shfaqet pranë tij në festa të ndryshme dhe me miqtë. Ishte pika e tij e referimit, por me vonë mësuam se është në lidhje 5-vjeçare me Hoara Borselli-n.
Gruaja? Ajo nuk e ka ditur, por tani e zbuloi. I dashur Roberto, më falni, shpreson që edhe martesa e dytë të mos ju kushtojë shumë para”, shkruan Corona.
Roberto Mancini dhe Silvia Fortini u martuan në vitin 2018, por lajmet e fundit mund të sjellin një krizë në martesën e tyre. /tvklan.al