Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Admir Murataj

Uniko – Ekskluzive/ Talo Çela, rrëfehet nga arratia i shumëkërkuari

Talo Çela, që prej vitit 2019 rezulton të jetë personi më i kërkuar në Shqipëri. 49 vjeç me origjinë nga Elbasani, Çela u shpall në kërkim pas grabitjes së 9 Prillit 2019 brenda aeroportit të Rinasit ku një grup i armatosur i drejtuar nga Admir Murataj dhe Klement Çala grabitën 6.2 milionë Euro, para të...

Korrik 13, 2020

“Grabitësit e Rinasit”, zbulohet foto e Klement Çalës në vilën e Admir Muratajt

Gazetari Eni Ferhati, i ftuar në emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus, ka publikuar një fotografi të Klement Çalës në vilën e Admir Muratajt në zonën e Prezës në vitin 2017. Klement Çala, i arrestua së fundmi më 19 Mars 2020, dyshohet si një nga organizatorët kryesorë të grabitjeve të parave në Rinas....

Mars 31, 2020

Ekskluzive/ Gazetari publikon fotot, zbulohet identiteti i “bankierit” të grabitjeve të Rinasit

Në emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus janë publikuar për herë të parë fotot ekskluzive të një personazhi të njohur të përfshirë në grabitjet e parave në aeroportin e Rinasit, i cili prezantohej si bankier. Gazetari Eni Ferhati, i ftuar në emision, ka zbuluar se personi që prezantohej si bankier ishte Admir Murataj....

Mars 31, 2020

Dyshohet e përdorur në dy grabitjet e bujshme, ku u zhduk automjeti “Peugeot”?

Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus trajtoi mbrëmjen e së hënës ngjarjet e bujshme të grabitjeve të Rinasit. Për emisionin foli nga burgu 313 Aleksandër Murataj, vëllai i të ndjerit Admir Murataj. Aleksandër Murataj është i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Shkallës së Parë me 24 vite burgim si person...

Mars 31, 2020

Ekskluzive/ Publikohen fotot e Aleksandër Muratajt në vilën e vëllait të tij Admir Murataj

Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus ka publikuar për herë të parë fotot ekskluzive të Aleksandër Muratajt, vëllai i të ndjerit Admir Murataj, i cili shfaqet në vilën e këtij të fundit në Prezë. Gjatë emisionit, janë publikuar dy fotografi të Aleksandër Muratajt. E para kur mbërrin në vilën e Admirit, dhe e...

Mars 31, 2020

Uniko – Grabitësit e Rinasit II, rrëfimi i Aleksandër Murataj! (30 Mars 2020)

Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus intervistoi Aleksandër Muratajn, një nga të dyshuarit e përfshirë në grabitjen e rrugës së Rinasit. Dëshmi, detaje, prova dhe pamje filmike të papublikuara më parë rreth grabitjeve të parave të bankave të nivelit të dytë në Rinas. Për herë të parë u rrëfye vëllai i Admir Muratajt,...

Mars 30, 2020

Gjenden të tjera para nga grabitja në Rinas

Shtyhen edhe 3 muaj hetimet në pritje të analizave të ADN-së Policia ka zbuluar shuma të tjera parash të grabitura në Aeroportin e Rinasit, më 9 Prill të këtij viti. Mësohet se bëhet fjalë për 5 mijë euro të gjetura në shtëpinë e të arrestuarit Elton Pikli, i dyshuar si autor i grabitjes. Një pjesë...

Nëntor 19, 2019

100 telefonata për 3 grabitësit e Rinasit

Asnjë informacion i vlefshëm për kapjen e tyre “Informacionet e mbërritura nga telefonatat në Policinë e shtetit për vendndodhjen e Klement Çalës, i cilësuar si truri i grabitjes së 6,5 milionë eurove në pistën e Rinasit kanë qenë të pakta. Edhe pse prej 3 Korrikut Policia e Shtetit ka vendosur ne dispozicion te qytetarëve një...

Korrik 22, 2019

Sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri të Admir Murataj dhe familjarëve

Policia Kriminale ka sekuestruar rreth 1.5 milionë euro pasuri të Admir Muratajt, i vrarë gjatë grabitjes së ndodhur në Aeroportin e Rinasit më 9 Prill, si dhe familjarëve të tij. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit thotë se sekuestrimi i pasurive të Muratajve, u bë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar...

Qershor 17, 2019

Nuk konfirmohet ende zyrtarisht vdekja e Muratajt

Vdekja e Admir Muaratit i vrarë në grabitjen e 9 Prillit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi edhe dy javë kohë që certifikata e vdekjes së tij dhe prova të tjera nga ngjarja e grabitjes ti vihen në dispozicion. Vetëm pas mbërritjes se këtyre informacioneve gjykata pritet të pushojë çështjen...

Maj 2, 2019