Shtyhen edhe 3 muaj hetimet në pritje të analizave të ADN-së
Policia ka zbuluar shuma të tjera parash të grabitura në Aeroportin e Rinasit, më 9 Prill të këtij viti. Mësohet se bëhet fjalë për 5 mijë euro të gjetura në shtëpinë e të arrestuarit Elton Pikli, i dyshuar si autor i grabitjes.
Një pjesë tjetër është gjetur në banesën e babait të Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen. Sipas të njëjtave burime, paratë e gjetura janë konfirmuar se i përkasin një banke të nivelit të dytë.
Sot Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për kryerjen e analizës së ADN-së për Elton Piklin dhe Oltian Veselin pasi ky i fundit kishte refuzuar të bashkëpunonte.
Gjykata ka pranuar edhe kërkesën tjetër të prokurorisë për zgjatjen e hetimeve edhe me 3 muaj të tjerë.
Në grabitjen e Rinasit u arrit të merreshin rreth 6 milionë euro ndërsa gjatë përplasjes me armë me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj.
Përveç Piklit dhe Sules të arrestuar për këtë grabitje janë edhe Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Saimir Çela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini. Alkond Bengasi ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
Tv Klan