Berati është kthyer tashmë në një qytet me turizëm 12-mujor. Ndonëse sezoni veror ka përfunduar, interesi nga turistët vijon që të jetë i lartë.
Sipas kryetarit të bashkisë, Ervin Demo, hotelet e qytetit janë të rezervuara edhe në këtë periudhë. Turistët janë nga shtete të ndryshme, përfshirë edhe kontinente të largëta si Amerika apo Australia.
Qyteti i 1 mbi 1 dritareve preferohet për natyrën, historinë, trashëgiminë kultuore dhe kulinarinë. Vitin e kaluar, Berati u zgjodh nga rreth 800 mijë turistë.
Klan News