“Vendimi në lidhje me pezullimin e programit të refugjatëve për  3 muaj nga Presidenti i SHBA Donald Trump nuk është pritur mirë nga shtetasit afgan të strehuar në Shëngjin. Ata i kërkojnë Trump që t’iu vijë në ndihmë sepse pa ndihmën e Amerikës e ardhmja e tyrë është në rrezik”, raporton gazetari i Tv Klan, Martin Marku.

Një prej tyre i mbërritur pak ditë më parë në Shëngjin thotë se atje ka ende njerëz që e kanë ndihmuar ushtrinë amerikane dhe nëse Amerika nuk i ndihmon, do të jetë fundi i jetës së tyre.

“Vendimi i Trump nuk më duket i drejtë. Nëse nuk na ndihmon Amerika kjo do të jetë fundi i jetës tonë, pasi ne nuk mund të shkojmë më në Afganistan, pasi Talebanet e dinë kush ka ndihmuar ushtrinë amerikane dhe jemi të rrezikuar”, thotë Lotfullah Ebadi, shtetas afgan.

Refugjatët shpresojnë në ndërhyrjen e SHBA-së për mbrojtjen e tyre dhe evakuimin e familjeve të mbetura në Afganistan.

“Ne duam që edhe gjithë njerëzit tanë që kanë ngelur në Afganistan të mos lihen në harresë, pasi jeta e tyre është e rrezikuar. Ata kërkojnë ndihmë për tu evakuar nga Afganistani sepse po përballen me sulme të vazhdueshme nga Talebanët dhe jetojnë në një situatë tejet të rrezikshme. Njerezit që kanë ndihmuat ushtrinë amerikane, po vritet nga Talebanet”, shprehet Lotfullah Ebadi.

Frika tek shtetasit afgan është rikthimi i i tyrë në atdhe, ndërsa ata kërkojnë nga Presidenti Trump rishikimin e këtij vendimi pasi jeta e tyre është tashmë e pa sigurtë.

Tv Klan